Serbia ka marrë garanci nga BE se do të ushtrohet presion mbi Kosovën që të lejojë votimin e qytetarëve serbë që jetojnë aty në zgjedhjet parlamentare të 3 Prillit. Pas kthimit nga Brukseli kryeministrja Brnabic tha se është hipokrite sjellja e Albin Kurtit që shkon e voton në Shqipëri dhe nuk lejon serbët e Kosovës të votojnë në referendumin kushtetues të Serbisë.

Ana Brnabic: Kemi folur më së shumti për të drejtat elementare të njeriut që iu mohuan serbëve në Kosovë, të cilëve praktikisht iu ndalua pjesëmarrja në referendumin kushtetues. Kjo ishte një gjë e tmerrshme dhe një precedent i tmerrshëm që nuk duhet të ndodhë sërish. Kam marrë garanci se BE-ja do të bëjë gjithçka që mundet se kjo nuk do të ndodhë më në zgjedhjet e Prillit. Nuk duhet lejuar “hipokrizia e Albin Kurtit” që shkoi të votojë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Brnabic pranoi faktin se integrimi evropian është i lidhur me suksesin e dialogut me Prishtinën, por sipas saj kjo nuk na pengon të shkojmë më tej dhe të hapim kapituj të tjerë për negociatat e pranimit. Sipas Brnabic nëse Prishtina nuk dëshiron dialog por zyrtarët e perëndimit duhet ta bindin atë që të ulet në tryezën e bisedimeve sepse palët janë më larg nga marrëveshja se asnjëherë tjetër.

Klan News