Ana e errët e Ellen


Ana e errët e Ellen

21:25 12/05/2020

Ellen DeGeneres është një ndër figurat më të njohura të ekranit, e cila prej kohësh ka fituar popullaritet shumë të madh. Por dashuria që ajo përcjell dhe mirësia nuk vlen për të gjithë njëlloj.

Stafi i saj ka treguar një anë tjetër të moderatores së njohur, që nuk e dinim më parë. Ish-truproja e ka akuzuar Ellen se nuk është aspak e sjellshme dhe e dashur, siç ajo shfaqet në ekran.

Gazeta The New York Times ka shkruar që të gjitha fjalët që po qarkullojnë për të janë të vërteta. Sipas truprojës, moderatorja nuk është aq e qeshur sa duket dhe ndryshon personalitet kur bie në kontakt me njerëz të tjerë. Gjithashtu edhe revista “Variety” shkruan se Ellen uli pagat e stafit me 60% në mes të pandemisë dhe stafi i saj ka mbetur i pakënaqur.

Klan Plus





Të ngjashme