Ashtu si të ishte shkruar sot, përshkrimet në ditarin e Ana Frank arrijnë ta mbajnë zemrën në peshë.

Skena e teatrit të Metropolit është kthyer në dhomën ku 13 vjeçarja filloi të tregojë jetën e saj nën dominimin nazist të Europës, në ato faqe që u kthyen në një prej zërave sesi ne e kujtojmë një nga periudhat më të dhimbshme të historisë njerëzore.

Kanë kaluar 76 vite, por Vanesa Guri, sikur vërtetë të kishte përjetuar procesin e rritjes në izolim të një vajze të re, në mes të kaosit të luftës dhe përndjekjes etnike, arrin ta sjelle skenë me shume origjinalitet Ana Frank.

Nën interpretimin e Myzafer Ziflës, Marjana Kondit, Bruno Shllakut, Klea Konomit e aktorëve të tjerë, teksti fitues I çmimit Pulitzer, shkruar nga Goodrich dhe Hackett, nën regjinë e Armela Demaj, do t’i sjellë publikut shqiptar nga 15 nëntori një copëz reflektive nga jeta e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore.

Një shfaqje që të emocionon deri në sekondat e fundit të saj, derisa të gjithë ne shtëpinë e Ana Frank, pa frymë e të tmerruar, kuptojnë se frika e tyre më e madhe është bërë realitet.

Tv Klan