“Duhet qeveri gjithëpërfshirëse në negociatat me Serbinë”

Aktakuza e publikuar nga Prokuroria Speciale në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi e ka dëmtuar në masë madhe dhe e ka dobësuar Kosovën si palë negociuese karshi Beogradit.

Analisti Arton Demhasaj përkrah idenë e kreut të LDK-së Isa Mustafa për unifikim të faktorit politik në Kosovë. Megjithatë ai thotë se kryeministri Hoti do të duhej të ftonte gjithë spektrin politik për të krijuar një ekip uniteti që të jenë të më efektivë përballë Serbisë në dialog.

“Pres që gjithë lidershipi ynë politik të bëhen bashkë dhe të krijojnë një platformë të të përbashkët për dialog dhe të shkojnë bashkarisht në dialog në mënyrë që të mos pësojmë nga ky proces”.

Megjithatë ai thotë se kjo do të verë në diskutim edhe reformimin e qeverisë.

“Kjo e sjell në diskutim edhe reformimin ndoshta të qeverisë që të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse që të jenë të gjithë të përfshirë në këtë proces dialogues”.

Por Ramush Tahiri, politolog, mendon se pa presidentin Hashim Thaçi në krye dialogu duhet të ndërpritet për një kohë.

“Dialogu është ndërprerë nuk besoj që do të përsëritet brenda një viti sepse nuk ka kushte, Avdullah Hoti është një kryeministër i dobët pa përkrahjen e PDK-së dhe nuk I ka votat e mjaftueshme”.

Takimi i Uashingtonit që do të shënonte edhe rinisjen e dialogut Prishtinë Beograd është anuluar pas akuzës që e ka publikuar Zyra e Prokurorit të Special në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi për krime kundër njerëzimit.

Tv Klan