Zgjedhjet në Kroaci, të cilat u mbajtën të dielën, nxorën fitues socialdemokratin Zoran Milanoviç. Ai arriti të merrte 30% të votave, ndërsapresidentja aktuale, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila drejton partinë konservatore të djathtë, HDZ, u rendit e dyta me 27% të votave dhe në vend të tretë u rendit kandidati i pavarur dhe i njohur si këngëtar, Miroslav Skoro, me 24%.

Të dy kandidatët nuk arritën që të siguronin 50% të votave dhe për këtë arsye në 5 Janar pritet të zhvillohet balotazhi mes dy konkurrentëve. Sipas analistëve, Kitaroviç do të arrijë të fitojë edhe balotazhin për t’u rikonfirmuar, edhe njëherë në postin e Presidentes.

Ajo ka shërbyer më parë si Ministre e Jashtme e vendit, ambasadore në SHBA dhe ndihmës-sekretare e përgjithshme për diplomacinë në NATO. Kitaroviç fitoi zgjedhjet presidenciale në Janar të vitit 2015, kur mundi kandidatin e majtë Ivo Josipoviç.

Ndërkaq, kritikët e Presidentes shprehen se gjatë mandatit të parë, presidentja kroate nuk tregoi forcën e saj politike. Ndërkaq në 1 Janar, Kroacia merr për herë të parë Presidencën e BE-së.

Klan Plus