“Përpjekje për të përmirësuar raportet me SHBA”

Përpjekje dëshpëruese të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për të rindërtuar raportet me një pjesë të administratës së SHBA-së e konsiderojnë analistët letrën që ia ka dërguar Kurti zv.presidentit amerikan. Analisti politik i cili njëherësh është edhe profesor i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Rrahman Pacarizi thotë se përpjekjet për këtë lloj komunikimi gjysmë zyrtar shpërfaqin mentalitetin tipik Ballkanik.

Liderët Ballkanik gjithmonë masin me peshoren e tyre dhe mendojnë se mund të gjejnë edhe në administratën amerikane persona që mund të bëjnë këso lloj komunikimesh gjysmëzyrtare. Sipas tij një përpjekje e tillë e Kurtit është e dëmshme edhe për imazhin e Kosovës.

Fakti që nuk është publikuar letra ende tregon që janë përpjekje dëshpëruese por edhe të lojtarëve të tjerë të skenës politike që të gjejnë aleatë brenda administratës amerikane duke menduar që administrate amerikane është si ajo e Kosovës gjë që nuk është  e vërtetë fare.

Për njohësin e rrethanave politike Faton Abdullahu, letra e Kurtit është jo e zakonshme në diplomaci. Ai ka thënë se qasja e Kurtit ndaj ShBA-së është e dëmshme.

Është letër jo e zakonshme në diplomacitë dhe në përgjithësi sigurisht jo e zakonshme për diplomacinë kosovare sepse, anashkalon hierarkinë diplomatike. Në vend që Kurti të bashkëpunojë me Grenellin në mënyrë të vazhdueshme dhe permanente për çështjet vitale dhe për fatin e Kosovës dhe ai anashkalon për herë të dytë dhe i drejtohet një zyrtari të lartë.

Në këtë letër kryeministri Kurti i është ankuar zëvendës presidentit, Pence, se i dërguari special i Trumpit, Richard Grenell, është keqinformuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Tv Klan