Analistët: Kurti, njeri i panjohur për Serbinë

Analistët: Kurti, njeri i panjohur për Serbinë

20:20 04/02/2020

“Bisedimet do të fillojnë vetëm pas heqjes së taksës nga Kosova”

Zgjedhja e Albin Kurtit për Kryeministër të Kosovës në Serbi duket se do ta vështirësoj dialogun. Kurti shihet si person që nuk bën shumë kompromise, por edhe i panjohur për serbët. Shtypi serb i ka kushtuar rëndësi porosive të të dërguarit amerikan, Richard Grenell, që taksa të hiqet menjëherë.

Marko Savkoviç, nga qendra për politika të veçanta thotë se për Serbinë është e rëndësishme që dialogu të vazhdojë, por ka hamendje se si do të ndodhë kjo dhe kushti për t’u ulur në tavolinë nuk ndryshon.

“Reagimet e Beogradit është se pritet a do të hiqet apo jo tarifa. Beogradi e ka ngritur këtë në nivelin më të rëndësishëm. Dhe, gjëja e dytë është që Kurti është i panjohur për Beogradin dhe pritet të shihet çfarë politikash do të zbatoj”.

Për serbët ka qenë shokues edhe lajmi që mund të paditen për dëmet e luftës. Kjo thuhet se nuk është e mundur pasi Kosova nuk është anëtare e OKB-së. Savkoviç thotë se kjo është çështja më e ndjeshme për dialogun pasi një gjë e tillë nuk ka funksionuar as në shembujt e vendeve të tjera.  

“Një lëvizje e tillë do ta vriste dialogun për një kohë pasi do të ishte e vështirë për Serbinë që të vazhdoj dialogun me një kërkesë të tillë të madhe. Vendet tjera të ish-Jugosllavisë dhe Serbia një proces të tillë megjithatë e kanë lënë për në fund të procesit”.

Zyrtarët serbë kanë deklaruar se edhe masa e reciprocitetit që do të zëvendësonte tarifat doganore prej 100 përqind është e papranueshme. Presin vazhdimin e zgjedhje, por pak rezultat pritet pasi Serbia do të shkojë në zgjedhje më 26 Prill.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi