Në Kuvendin e Serbisë të martën kthehen me shumë gjasë do të kthehen  duartrokitjet e gjata e frenetike.

Presidenti  serb Aleksandar Vuçiç, si rrallë herë në këto vitet e fundit do raportojë për dialogun me Kosovën që në Serbi e konsiderojnë ende krahinë të tyre autonome, njofton Klan Kosova.

Seanca që po quhet një nga zhvillimet më të mëdha të skenës politike në Beograd, ka në axhendë edhe prezentimin e raportit të bisedimeve në periudhën kohore Maj 2019 kur palën kosovare e kryesonte presidenti Hashim Thaçi e deri më 15 Qershor 2021 ku po të njejtën palë e prezentoi kryeministri Albin Kurti.

Serbët në Kosovë e shohin me plot mëdyshje raportimin e Vuciçit. Opinionisti nga Mitrovica, Branislav Krstiç thotë se lideri serb e bënë këtë paraqitje për konsum të brendshmë. Sipas tij, Vuçiç është pajtuar me pranimin e Kosovës.

Vuçiç, për herë të fundit jo për dialogun por për vetë Kosovën që ai e quan “Nyja e Madhe” kishte folur në parlament më 27 Maj 2019.

”Në një mënyrë me këtë kërkohet alibi më saktësisht strategji dalëse dhe mbështetje për disa gjëra që mendoj se do të vijnë në etapën e radhës të bisedimeve. Raportimi në Kuvend nuk ka qenë praktikë edhe pse dicka e tillë do të duhej të ndodhte”,  thotë  Miodrag Miliceviq, drejtor i OJQ-së ”Aktiv”.

Vuçiç e ka shumicën absolute në Kuvendin serb ku opozita nuk ekziston përjashto deputetin shqiptar Shaip Kamberi e njdonjë deputet i tjera i ndonjë pakice tjetër, njofton Klan Kosova.

”Në atë seancë nuk mund të pritet asnjë kthesë. Mund të kemi vetëm paraqitje të fokusit të politikës së Aleksandar Vuçiç dhe partisë së tij përparimtare SNS, karshi bisedimeve me Kosovën”.

Rrethi i ri i bisedimeve të ndërmjetësuara nga evropianët mes liderëve të Kosovës e atyre të Serbisë, pritet të mbahet në fund të muajit Korrik.

Kjo para se që BE-ja të shkoj në pushim të gjatë veror./klankosova