“Presidentja duhet të luajë rolin e saj kushtetues”

Situata ku është futur Kosova dhe përplasja mes Kryeministrit Albin Kurti dhe faktorit ndërkombëtar kërkon sipas analistëve në Prishtinë që Presidentja e vendit Vjosa Osmani të marrë një rol më aktiv.

Profesori Milazim Krasniqi i tha Ekonomia Online se presidentja po tregon se është një kukull e partisë në pushtet.

“Fatkeqësisht Kosova nuk ka president të mirëfilltë, ajo është më shumë kukull në duart e Lëvizjes Vetëvendosje. Si e tillë ajo nuk e ushtron në mënyrë absolute rolin e saj kushtetues. Në momentin që Kosova është përjashtuar nga manovrat Defender 2023’ ajo është dashtë të jepte dorëheqjen”.

Edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, tha se Presidentja duhet që ta luajë rolin e saj kushtetues.

“Presidentja duhet që ta luajë rolin e saj kushtetues dhe kjo është e rëndësisë së veçantë. Mendoj që Presidentja duhet që të jetë shumë aktive edhe të luajë rolin e vetë edhe kushtetues edhe ligjor edhe të jetë shumë më aktive”.

Eskpertët thonë se Presidentja Osmani duhet të tregojë se është unifikuese dhe jo e njëanshme në momente krizash politike.

Tv Klan