Analistët: Reciprocitet tregtar Shqipëri-Kosovë

Analistët: Reciprocitet tregtar Shqipëri-Kosovë

15:45 25/05/2019

Vështirë të realizueshme e konsideron njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj Shqipërisë nga qeveria e Kosovës. Gërxhaliu thotë se ankesat, të cilat i kanë adresuar kohë më parë, lidhur me zbatimin e marrëveshjes tregtare nga Shqipëria, kanë mbetur nën hijen e pseudopatriotizmit.

“Në këtë moment është utipike të pritet që do të ketë reciprocitet nga vet fakti që do të ketë një barazim me masat që i janë bërë Serbisë, por rajoni është duke u kthyer mbrapa. Ajo që mund të jetë rekomandim është fakti që po krijohet një bindje që Evropa ka nevojë të integrohet në Ballkan e jo Ballkani në Evropë”.

Ndërsa thotë se barrierat ekzistojnë.

“Duhet të merren masa që këto barriera të eliminohen. Është koha që të avancojë dialogu dhe të mos ketë takime vetëm për fotografi dhe dreka të luksit, por problemet të adresohen”.

Sipas tij, në këtë mënyrë është e pamundur që prodhimet kosovare të jenë në tregun e Shqipërisë.

Ndërsa Kryeministri Haradinaj, i pyetur gjatë javës lidhur me këtë çështje ka shfaqur shpresën e zgjidhjes së këtyre problemeve.

“Me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira, por kemi disa mosmarrëveshje që lidhen me tregtinë, shpresoj se do t’i zgjidhim”.

Në vitin 2013, Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar disa marrëveshje për të rritur bashkëpunimin e për të hequr barrierat tregtare mes dy vendeve, por 5 vjet që nga ajo kohë bizneset ankohen se asgjë nuk ka ndryshuar, përveç rritjes së kostove tregtare.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT