Akuzat dhe kundërakuzat ndërmjet liderëve institucionalë në Kosovë e Shqipëri për çështjen e korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi, për analistët në Kosovë janë të dëmshme për të dyja vendet. Publicisti dhe gazetari Adriatik Kelmendi thotë se dy shtetet duhet të fokusohen t’i kryejnë detyrat e tyre të brendshme, meqë nuk janë shtete të rrumbullakosura.

Ndërsa për Kryeministrin shqiptar Rama, Kelmendi thotë se ka të drejtë të flasë për Kosovën, por jo të kundërshtojë një Kryeministër të zgjedhur nga qytetarët e Kosovës.

Analisti Milazim Krasniqi konsideron se Kryeministri Rama po ndërhyn pa nevojë në çështje të Kosovës. Ndërsa ka kritikuar Presidentin Hashim Thaçi për qëndrimet, siç thotë ai, kundërthënëse politike.

Përçarjet e politikanëve të Kosovës, Rama-Haradinaj në njërën anë dhe Thaçi-Berisha në anën tjetër, për çështjen e korrigjimit të kufijve Kosovë- Serbi kanë kulmuar në formë deklarative ditëve të fundit pas Samitit të Berlinit, ndonëse kanë nisur kohë më parë.

Tv Klan