Oliver Ivanoviç pritet të varroset në kryeqytetin serb me nderime të larta. Obduksioni i trupit të tij është kryer nga një mjeke serbe në veri të Kosovës. Është quajtur akt që destabilizon rajonin dhe bisedimet. 

Por, në pah janë vënë edhe marrëdhëniet e brishta të liderit të serbëve të Kosovës me Beogradin për shkak se Ivanoviç konsiderohej pro dialogut dhe vepronte i pavarur.

Katër ditë më parë i kishte thënë agjencisë boshnjake SRNA se kishte frikë për sigurinë e tij. Analistët thonë se Ivanoviç ka qenë i gatshëm edhe në kushtet më të vështira të negociojë. 

“Fatkeqësisht nuk mund të thuhet se kjo është e papritur. Oliver vetë përmes intervistave të tij disa herë ka sqaruar se ai është cak terorizmit politik që ishte paralajmëruar edhe nga Departamenti Amerikan i shtetit”. 

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, tha se pasojat në marrëdhëniet me Kosovën do të jenë të thella. 

“Dua të besoj se askush nuk përfiton nga kjo vrasje pasi në të kundërtën pasojat do të ishin të mëdha. Vrasësit duhet të gjenden pa asnjë dyshim”. 

Opozita ka kujtuar se qeveria

 

e quante paranojak Ivanoviç dhe përçarës të serbëve në Kosovë në fushatë parazgjedhore.

“Disa politikanë kanë vizatuar shenjën target në kokë të disa njerëzve këtu. Kushdo që e ka bërë këtë është edhe kundër shqiptarëve dhe serbëve dhe prek dinjitetin e secilit prej nesh”,

tha Sasha Jankoviç, i Lëvizjs së Qytetarëve të Lirë.

Një pjesë e opozitës kanë bërë thirrje për nderim të Ivanoviç dhe protestë. Zyrtarët e lartë serb thanë se nuk i kuptojnë sulmet që vinë nga opozita.

Tv Klan