Analisti: Braktis menjëherë Edi Ramën nëse… (Video)

Analisti: Braktis menjëherë Edi Ramën nëse… (Video)

22:59 05/07/2019

Mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë” në Tv Klan, analisti Baton Haxhiu ka deklaruar disa prej arsyeve se përse do të hiqte dorë nga mbështetja e Edi Ramës si Kryeministër.

Siç u shpreh ai, nëse Rama heq dorë nga shkarkimi i Presidentit Ilir Meta, analisti do ta braktiste menjëherë. Arsyeja e dytë përse nuk do ta mbështeste më Kryeministrin ishte nëse “riciklon” ish-kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha. Një tjetër arsye se përse do të hiqte dorë është nëse përdor të gjitha fuqitë e tij për të shkatërruar PD-në dhe Lulzim Bashën.

Arian Çani: Çfarë duhet të bëjë Rama që të humbasë besimin tënd dhe të krijojë zhgënjim tek ti? Ashtu siç ka krijuar Berisha dikur, Meta tani dhe gjithë njerëzit që ke pasur afër. Çfarë duhet të bënte Rama disa akte që ti të thoshe: “Mjaft më, nuk e mbështes më”.

Baton Haxhiu: E para, të heqë dorë nga shkarkimi i Ilir Metës, nëse ai heq dorë nga shkarkimi i tij e braktis menjëherë. Së dyti, që të bëjë një koalicion që të riciklojë Berishën. Së treti, nëse përdor gjithë fuqinë e tij për të shkatërruar Lulzim Bashën. Së katërti, nëse do të bënte ndonjë gjest të rëndë si ai me armët kimike. Në politikën e jashtme duhet të jetë shumë i kujdesshëm me SHBA-në./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT