“Protesta e serbëve të veriut nuk kishte mesazh të qartë”
Vendimin për Dinarin dhe aksionet në strukturat paralele serbe analisti serb, Branislav Krsqit i ndërlidh me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Vendimi për Dinarin vjen njëkohësisht me formimin e Asocacionit e Komunave me Shumicë Serbe.“
Megjithatë, situatën aktuale e konsideron të jashtëzakonshme. Nuk përjashton mundësinë e ndonjë eskalimi të situatës si dhe skenarin e largimit të serbëve nga Kosova.
“Serbët e shtetit të Kosovës janë në rrugën e daljes nga Kosova.”
E në gjithë këtë situatë thotë se po pësojnë qytetarët serbë të Kosovës.
“E vetmja viktimë në këtë situatë janë serbët, nënshtetasit e Kosovës nga veriu i vendit. Edhe nga Beogradi zyrtar, edhe nga Prishtina zyrtare.”
Kosova e Serbia sërish kanë ashpërsuar raportet pas hyrjes në fuqi të rregullores që e njeh Euron si valutë të vetme në Kosovë e që ndërkombëtarët po insistojnë në shtyrjen e zbatimit të këtij vendimi.
Tv Klan