Gjykata_AdministrativeGjykata Administrative e Tiranës që prej krijimit të saj në dhjetor të vitit 2013 ka trajuar mbi 756 çëshjte.  Kreu i kësaj gjykate Eriol Roshi tha se gjatë analizës së punës se bërë, këto janë çështje që kanë fjetur pa marrë zgjidhje prej më shumë se 3 vitesh. Ai ka kërkuar gjithashtu që trupa gjyqësore e Gjykatës Administrative e shikon të domosdoshme që të ketë akses në përzgjedhjen e këshillarëve të gjyqëtarëve.

Sipas tij, kjo gjykatë ka nevojë për një sistemim elektronik të çështejeve gjyqësore. Ndërsa kreu i Gjykatës Administrative në Apel, tha se ky institucion ka ruajtur gjatë këtyure muajve 435 çështje të ndryshme. Në këtë gjykatë numrin më të lartë të çështjeve e zenë ato të shkarkimeve nga puna.