Ministri i Financave Anastas Angjeli në një konferencë në prani të kryetarit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, flet për rritje të pagave dhe pensioneve.  Sipas tij kjo rritje do të filloje në 1 Prill, ndërkohë që për pensionistët gjithçka do të nisë në Janar. Ai paraqiti objektivat kryesorë ekonomikë të vitit të ardhshëm të cilat pasqyrohen në draftin e buxhetit që do t’i kalojë së shpejti për miratim Parlamentit si dhe brenda gjashtë mujorit të parë të vitit 1999, pritet privatizimi i Bankës Tregtare Kombëtare ndërkohë që Banka e Kursimeve do të hyjë shumë shpejt në këtë proces. Sipas Angjelit edhe në muajt e ardhshëm do të procedohet me privatizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ndërkohë që ky proces do të nisë dhe për ndërmarrjet strategjike si AMC, Telekom dhe të tjerë. Objetiva të tjerë vazhdoi ministri, do të kenë edhe liberalizimi i tregtisë, transparenca e firmave piramidale si dhe shitja e pasurive që duhet të përfundojë në Prill të vitit 1999.

Pamje Anastas Angjeli konferencë, kryetari i FMN-së./tvklan.al