Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kreu i Financave Anastas Angjeli ka paraqitur sot projektin për realizimin e programit të reduktimit të varfërisë dhe lehtësirave të zhvillimit, miratuar dy ditë më parë nga FMN. Sipas ketij projekti Shqipëria do të ketë mundësinë që të tërheq nga FMN shumën prej 13 milion dollarë. Ky program ka zëvendësuar marreveshjen e SAF e cila është zbatuar në Shqipëri deri tani. Realizimi i programit të ri nga qeveria shqiptare tha ministri i Financave Angjeli, ka krijuar klimën e nevijshme për kalimin me hapa të nevojshme për të vendosur në rrugën e tregut dhe zhvillimit të vendit. Programi i ri do të drejtohet nga qeveria shqiptare me pjesemarrjen e gjerë të shoqërisë civile, donatoret kryesor dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Ndërkohë tha ministri Angjeli, qeveria shqiptare synon të realizoj gjatë vitit 2000, konsolidimin e stabilitetit makroekonomikë, krijimin e kushteve për një rritje ekonomike të qendrueshme, rritje të prodhimit të brendhëm 8% dhe një nivel vjetor inflacioni të ulët deri në 3%. Sipas ministrit Angjeli prioritet mbetet mbledhja e të ardhurave doganore e tatimore dhe lufta kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego