Kim Kardashian është një nga femrat më seksi në botë, por së fundi ajo ndjen rrezikun e një rivaleje të fortë, ruses Anastasia Kvitko.

22-vjeçarja ka marrë shumë famë dhe ndjekës në rrjetet sociale, ku fansat e krahasojnë pikërisht me Kim Kardashian.

Por duket se ky krahasim nuk i pëlqen edhe aq modeles ruse. Ajo këmbëngul se në fakt është shumë më e mirë se ylli i Reality Shout në SHBA. Anastasia shprehet se trupi i saj është 100% natyral dhe fryt i stërvitjes së saj të fortë në palestër e jo i kirurgjisë plastike. Më pëlqen Kim Kardashian, por ajo është shumë larg nga unë, thumbon 22-vjeçarja.

Në vetëm pak kohë rusja ka arritur rreth 5 milionë ndjekës në rrjetet sociale.

Tv Klan