Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, u shfaq i irrituar në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes me Athletic Bilbao.
Tekniku italian deklaroi se nuk ka asnjë konflikt me klubin pas eliminimit nga Champions, ndërsa shtoi se kjo që po ndodh është absurde.
Referuar lajmeve që flasin për një largim të tij, Ancelotti tha se në fund të sezonit do të vendoset për këtë me klubit.
Sipas tij, Real Madrid i vlerëson edhe kompeticionet e tjera përveç Champions League.
“Nuk ka asnjë konflikt me klubin. Kush e thotë diçka të tillë, gënjen. Presidenti tregon më shumë dashuri në këto momente sesa kur fitojmë. Realiteti është se në këtë botë gjithçka vihet në dyshim.
Liga e Kampioneve është kompeticioni më i rëndësishëm për të gjithë, po ashtu edhe për Real Madrid, por nuk është e vërtetë që pjesa tjetër nuk llogaritet. Çfarë më ka lënduar më shumë? Fakti që një klub që ka fituar gati 30 trofe në dekadën e fundit, po vihet në pikëpyetje. Kjo është absurde.
Nuk kam asgjë për të thënë për të ardhmen. Ne do të flasim në fund të sezonit. Kam folur me lojtarët dhe klubin. Të gjithë jemi në të njëjtën linjë. Jemi të zhgënjyer që kemi dalë nga kompeticioni në të cilin kemi qenë më të suksesshëm. Megjithatë nuk mund të fitosh gjithmonë. Tani kemi ndeshjen me Bilbaon dhe duam të qëndrojmë në garë për titullin”, deklaroi Ancelotti.
/tvklan.al