Real Madrid nuk di të ngopet së fituari trofe. Pavarësisht se ka rrëmbyer gjithçka në futboll, egoja e spanjollëve është e frikshme dhe kush dështon të arrijë një objektiv të tillë, rrëzikon të shkarkohet.

Kjo është situata momentale e Carlo Ancelottit, me italianin që mbetet shumë pranë largimit nga gjiganti spanjoll. Nga ky zhvillim kërkojnë të përfitojnë shumë skuadra, por edhe kombëtare.

3 herë fituesi i Champions League nën drejtimin e Real Madrid mbetet kandidat për të marrë përfaqësuesen e Brazilit, ndërsa alternativë mbetet edhe kthimi në Serie A italiane. Roma dhe Milan janë në kërkim të një trajneri dhe Ancelotti objektivi real.

Është e qartë se këto janë zgjedhje të bëra më shumë me zemrën e dikujt që ka fituar gjithçka nëpër Europë dhe, pikërisht për këtë arsye, mund të vendosë të ul pretendimet financiare dhe prestigjin për të kaluar në një prej dy klubeve që aktualisht nuk janë në nivelet më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare.

Por, dashuria mund të lëvizë malet dhe ndoshta kjo do gjente vend edhe te 65-vjeçari.

Klan News