Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidë së kthimit ndaj Manchester City-t në Champions League.

Spanjollët fituan 3-2 në ndeshjen e parë në Angli dhe referuar këtij rezultati, trajneri i City-t, Pep Guardiola tha se skuadra e tij ka 1% shanse për tu kualifikuar.

“Megjithatë nuk ishte i këtij mendimi Ancelotti, i cili tha se pret një përballje shumë të vështirë. Ai foli edhe për arbitrat, duke thënë se në Champions janë më të mirët.

Unë nuk e mendoj si Guardiola. Mendojmë se na pret një ndeshje e vështirë. Ne po përpiqemi të përgatitemi mirë dhe të rikuperojmë lojtarët.

Nuk mendojmë për precedentët e të kaluarës. Me arbitra europianë ka më pak polemika dhe më pak ndërhyrje nga VAR-i, i cili ndërhyn kur është e nevojshme. Këtë e thonë statistikat. Në Champions League janë arbitrat më të mirë të shteteve të ndryshme dhe cilësia është shumë më e lartë”, deklaroi Ancelotti.

Ndeshja Real Madrid-Manchester City do të luhet të Mërkurën e 19 Shkurtit, duke nisur nga ora 21:00, në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

/tvklan.al