Tekniku italian: Nuk kam biseduar ende me Ramos, Mbappe? Cilësitë bëjnë diferencën

Fitorja e titujve është objektivi konkret i Real Madridit. Diçka të tillë e ka pohuar trajneri i ri, Carlo Ancelotti, që në eksperiencën e tij të dytë te spanjollët kërkon të përsërisë 18 muaj e kaluara, ku fitoi titullin e La Ligës,  UEFA Champions League e Botërorin e Klubeve.

“Me këtë skuadër do jetë e mundur të konkurrojmë për tituj. Duke pasur parasysh lojtarët që kemi dhe ato që rikthehen nga huazimi do jemi kompetitiv në çdo fron”.

E ardhmja e Sergio Ramos është padyshim kryefjalë e punës së Ancelottit te Real Madrid. Ndërkaq, tekniku italian foli edhe për objektivin e kësaj merkatoje, Kylian Mbappe.

“Nuk kam biseduan ende me Ramos. Do e bëj në ditët e ardhshme. E di se ai dëshiron të rinovojë,por nuk e di se ku kanë ngecur negociatat. MBAPPE? Lojtarët cilësorë ju japim më shumë mundësi për të pasur sukses. Është e rëndësishme të kemi një ekip të ekuilibruar. Cilësitë individuale ju jep një tjetër marsh, por aftësia për të luajtur së bashku është shumë e rëndësishme.

Ancelotti ka firmosur me Real Madrid deri në vitin 2024.

Klan News