Humbja 4 – 1 e Brazilit në fushën e Argjentinës ka kthyer sërish emrin e Carlo Ancelotti si kandidat për të qene trajner i Seleçao.
Rezultatet e Dorival Junior nuk po bindin dhe Ancelotti mund të jetë zgjidhja.
Nën kontratë me Real Madrid deri në 30 qershor të vitit të ardhshëm dhe në Brazil e duan për Botërorin 2026.
Bisedimet e mëparshme me Carlo Ancelotti i ka konfirmuar edhe Ronaldo, i cili tha për mediat se ishte vetë ai që kishte kontaktuar trajnerin 65-vjeçar.
Në karrierën e tij 30-vjeçare tepër të suksesshme Ancelotti i mungon vetëm një skuadër përfaqësuese dhe një emër si Brazili është një mundësi e shkëlqyer.
Tv Klan