Andi Lila, një nga futbollistët më të dashur shqiptar tashmë i është futur një disipline të re, vallëzimit. Ai tashmë është një nga yjet e spektaklit “Dance Albania”. Pas vallëzimit në natën e dytë të spektaklit, Andi mori kritikat për performancën dhe anëtarët e jurisë u shprehën se prej tij prisnin më shumë duke qenë se si futbollist ai ka elasticitetin e tij.

Por edhe pse i është larguar futbollit, ende pyetet për ndeshjet e Kombëtares, e nuk mund të mos pyetej edhe për humbjen e Shqipërisë kundër Izraelit në ndeshjen e së dielës. Andi i quajti “yje” futbollistët e kombëtares, por pati edhe një ftesë speciale për trajnerin Edy Reja.

Andi Lila: Lojtarët e ekipit kombëtar janë futbollistë të shkëlqyer. Do huazoj një shprehje të Vera Gabockës, që thotë yje, ata janë yje. Për sa i përket trajnerit Reja, duhet të vijë këtu ndonjë ditë të kërcejë cha-cha–cha.

Alketa Vejsiu: Është i mirëpritur! /tvklan.al