“Më ka dhënë ngrohtësi”, Andi shpreh hapur pëlqimin për Dean

Andi është takuar me të dyja vajzat, Danielën dhe Dean, por veçon njërën prej tyre. Sot në emisionin “Love Story Talk”, Andi ka thënë se pëlqen më shumë Dean, pasi ajo i jep më shumë ngrohtësi.

Andi: Unë nuk kam ardhur për të sfiduar të dyja gocat.Unë kam ardhur për të sfiduar këta djemtë. Të dyja gocat kanë veçoritë e veta, nuk mund të kalojë njësoj me Dean dhe njësoj me Danielën, sepse janë tipa shumë të shkurtër.

Thjesht Dea më ka dhënë disa ngrohtësi pak pak më tepër, është më e sinqertë, më e komunikueshme. Por unë e kam thënë edhe Daniela, tek ai takim ne kemi kaluar shumë bukur. Por Daniela, për momentin…

Eni Shehu: E beson Andin për këto që thotë?

Dea: Po e besoj, në atë përfundim, unë deri diku dola në atë përfundim. Thjesht nuk e dija me 100% prandaj doja ta dëgjoja nga vetë Andi.

Daniela: Më vjen mirë që Andi gjeti veten se ku duhet të jetë.

“Nuk pranoj të bëj për budalla”, Algerti flet për të shkuarën por nuk tregon detaje

Algerti ka qenë sot në qendër të vëmendjes. Në emisionin “Love Story Talk”, Algerti ka komentuar një pjesë të takimit me Dean, ku ai flet për të shkuarën por nuk tha shumë detaje.

Konkurrentet dhe opinionistet kanë hedhur dyshime se ai ka pasur një lidhje toksike, por Algerti e ka mohuar dhe ka thënë se nuk lejon askënd ta bëj për budalla.

Algerti: Unë kam folur pak sepse për të kaluarën njerëzit kanë dëshirë të tregojnë shumë gjëra, por unë mendoj se është më mirë flasim për të rejat, se ato që kanë kaluar.

Dea: Unë në fakt mora përshtypjen se jo se nuk donte ta ndante me mua, por nuk donte ta ndante me kamerën.

Algerti: Në fakt ishte dhe ambienti i tillë që të mos të tregoja shumë gjëra. 

Daniela: Ishte aq ftohtë sa…

Algerti: Ishte shumë ftohtë dhe nuk ka lidhje… ndikoi tek unë.

Dea: Unë nga ai takim mësova që Algerti lidhjen e tij të fundit se ishte shumë i dhënë në lidhje.

Xhensila: Toksik.

Dea: Nuk e di nëse ka qenë nëse ka qenë toksik apo jo.

Algerti: Unë nuk doja të thoja shumë gjëra.

Eni Shehu: Unë po e zbus pak dhe po e moderoj dhe po them mos ke qenë shumë xheloz.

Algerti: Jo, në një lidhje e kupton që dikush tenton të largohet dhe të dredh. Dhe

Zhaklin Lekatari: Çdo gjë na shërben në jetë.

Algerti: Kjo u tha aty, unë nuk pranoj që dikush të më bej për budalla.

Thyen rregullat? Andi shfaq pëlqimin për 5 konkurrente: Mora miratimin e zemrës

Gjatë spektaklit të së hënës në takimin e përbashkët të 4 konkurrentëve Algerti ka pyetur Andin nëse ai ka interes edhe për vajzat e tjera, përveç fronisteve.

A je i interesar për gocat e tjera përveç fronisteve?

Në dhomën e kuqe gjatë “Talk” Algerti ka zbuluar se ai ka dalluar pëlqimin e Andit. Ndërsa Andi ka zbuluar emrat e vajzave për të cilat ka një pëlqim.

Algerti: Ndoshta edhe mund të ketë humbur pëlqimi që ka pas. Kur ishim në xhirime e kam parë para 2-3 javësh. Ka shumë afrimitet edhe pas xhirimeve.

Andi: Është Kristina, Klaudia, Kleona. Me Klaudian pak më tepër se rrimë tek hoteli bashkë me Sellmën dhe Xhenin hamë bashkë, në mensë, në lokal kur mblidhemi. Edhe me Kristinën kemi pasur afrimitet.

Kjo nuk është e lejuar sipas rregullores së programit ku takimet bëhen vetëm mes fronistëve dhe konkurrentëve, por Andi është shprehur se atë e ka lejuar zemra që të takohet në grup me vajzat duke mos patur asgjë më tepër.

Andi: Do rri të pres unë trëndafilin për 1 vit? Nuk jam nga ata tipa. Nuk ka asgjë të keqe të dal unë. Ti dole me Kristin nga produksioni, unë mora miratimin e zemrës, kam qejf, kam pëlqim.

“U zhgënjeva!” Debat në trekëndëshin e dashurisë Algert-Dea-Albion

Është i zhgënjyer me mua” kështu i drejtoi Dea trëndafilin Albionit në spektaklin e të hënës duke e ftuar në një takim.

Në dhomën e kuqe për takimin e tyre ka komentuar Algerti, i cili ka patur një takim me Dean një javë më parë.

Algerti: Kisha frikë që në fillim sepse e shikoja se Albioni ka pasur afrimitet që në fillim me të. Një person që zhgënjen njëherë zhgënjen përsëri.

Dea: Jam mërzitur që ai është mërzitur me mua. Arsyeja që ai është zhgënjyer me mua është takimi me Kristin. Ka thënë edhe mbase e humbet interesin total për mua, e ftova në takim të shoh nëse është ende i interesuar ose jo, të sqarohemi.

Albion: Nuk dua ta komentoj fare këtë pjesë, dua ta sqaroj në takim zhgënjimin që kam.

Deri tani Albioni është i vetmi konkurrent me të cilin Dea është puthur. /tvklan.al