Tenori  i famshëm italian, Andrea Bocelli dhuroi plazmën e tij të gjakut për qëllime studimi, pasi kishte kaluar koronavirusin.

Bocelli nga një spital në Piza, u shpreh për gazetarët se ai praktikisht kishte qenë asimptomatik, pasi kishte simptoma të buta.

Më tej, shtoi se edhe gruaja dhe fëmijët e tij kishin kaluar COVID-19, por tani ishin mirë.

Tenori tha se kishte zbuluar se kishte virus, pasi bëri një test më 10 Mars.

Bocelli shpreson që plazma e tij të ndihmojë në gjetjen e një trajtimi për virusin vdekjeprurës./tvklan.al