Andrea Pirlo do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të këtij viti, atëherë kur i përfundon edhe kontrata me klubin amerikan New York City.

Fantazisti italian ka fituar 17 trofe në karrierën e tij dhe tashmë 38 vjeç e sheh veten të plotësuar si futbollist, por edhe të pamundur fizikisht për të vazhduar të luajë.

Çdo ditë kam probleme fizike dhe nuk arrij të stërvitem ashtu si dua. Në moshën që jam tani, ka ardhur koha t’i them mjaft futbollit,

ka thënë italiani për Gazzetta dello Sport.

E ardhmja nuk është vendosur ende. Edhe pse thuhet se do t’i bashkohet stafit të Antonio Conte, vetë lojtari, por nga ana tjetër edhe traineri i Chelsea, e kanë mohuar këtë fakt.

Pirlo madje ka pranuar se ende nuk e ndjen që mund të drejtojë një ekip futbolli.

Andrea Pirlo, është një nga lojtarët më të çmuar në futbollin italian, ku ka luajtur me emrat më të mëdhenj, Inter, Milan dhe Juventus. Me përfaqësuesen italiane ai është aktivizuar në 116 ndeshje, duke realizuar 13 gola.

Tv Klan