Misha: Pajisje për dixhitalizimin e restaurimin e librave

Pamjeve të librave të futur nëpër thasë apo në qese kartoni duket po u vjen fundi në Bibliotekën Kombëtare. Me punimet për restaurimin e ambienteve të brendshme të aneksit të godinës, çdo libër tani është radhitur në rafte dhe të tjerë presin te ekspozohen duke sjellë kështu dhe një rikonceptim tjetër të hapësirave.

Pas hapjes së saj, çdo vepër, sado e vjetër dhe e lashtë do mund të preket të studiohet dhe lexohet nga njerzit, përveç koleksioneve të autorëve të njohur shqiptar.

Piro Misha: Çdokush që do të vijë këtu të ketë mundësi të marrë çdo libër në duar. Të ketë hapësira të veçanta ku mund të ulen t’i lexojnë, të shfletojnë, pro gjithmonë duhet t’i ruajnë sepse ky sistem ka risqet e vet, çdo libër do të ketë çipin e tij.

Një lajm shumë i mirë është blerja e paisjeve më të fundit për restaurimin dhe konservimin e veprave po ashtu edhe atë të dixhitalizmit që pritet të mbërrijë në mes të Shkurtit.

Piro Misha: Do të vijë fjala më e fundit e teknologjisë për gjithë proceset që kanë të bëjnë me ruajtjen, konservimin e librit ose të gjithë materiale të shkruara. Brenda Shkurtit na vijnë skanerë të rinj mjaft modernë

Vënia në funksion të kësaj hapësire nuk i jep zgjidhje problemit të hapësirave që vuan prej vitesh Biblioteka Kombëtare. Prilli mund të jetë koha e hapjes së hapësirave në funksion të publikut.

Tv Klan