Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se gëzon mbështetjen e 95% të demokratëve për të drejtuar Partinë Demokratike dhe për të bërë opozitë ndaj Qeverisë Rama.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Basha deklaroi se demokratët e mbështesin në axhendën e tij për të “pastruar politikën nga llumi”.

Pyetje: Sipas një sondazhi, rreth 80% e anëtarësisë së PD është kundër drejtimit të Partisë Demokratike nga ana juaj. A mendoni se në këto kushte duhet të jepni dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD për të mos e çuar PD në përçarje?

Lulzim Basha: Sipas sondazheve të mia, 95% e demokratëve kërkojnë që unë të udhëheq betejën kundër regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe mbështesin axhendën e përcaktuar nga unë për të pastruar politikën nga llumi i tranzicionit. /tvklan.al