“Ne qeverisim me tolerancë ndryshe nga kundërshtarët”
Ndonëse duhet edhe një vit nga zgjedhjet e përgjithshme, kreu politik i socialistëve për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj thotë se kjo forcë e ka filluar tashmë punën. Në fushatën e anëtarësimeve të reja në njësinë 8 të kryeqytetit Veliaj tha se hapja e PS-së është garanci për fitoren e mandatit të katërt.
“Pulsi i partisë rreh njësoj si pulsi i Tiranës dhe pulsi i Shqipërisë dhe nëse ne mund të mbajmë këtë frymë hapje, ne do shkojmë patjetër në një fitore absolute për mandatin e katërt të Edi Ramës dhe partisë tonë, familjes tonë socialiste”.
Veliaj foli edhe për kundërshtarët politikë, por nënvizoi se ndryshe nga ata, socialistët qeverisin me tolerancë.
“Disa u bënë socialistë pas asaj që ndodhi në “21 Janar”, kur panë se ai shtet të vriste me plumba në mish. Pas kësaj t’i ke një moment të madh reflektimi dhe vendos me cilën anë je. Shihni në çfarë shoqërie jetojmë sot”.
Veliaj tha se falë fuqisë së votës së përkthyer në investime, tashmë edhe një demokratët kanë përfituar nga rritja e vlerës së pronës së tyre.
Tv Klan