Forumi Rinor i Partisë Demokratike është është zgjedhur anëtare me të drejta të plota në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane, EDS. Lajmin e bëri të ditur kryetari i forumit, Belind Këlliçi.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili përgëzoi FRPD-në për anëtarësimin. Basha thekson se kjo është një mundësi për të rinjtë.

“Të rinjtë janë shpresa, energjia dhe frymëzimi për të triumfuar mbi çdo pengesë e sfidë që kemi përpara. Sa më shumë mundësi për të rinjtë, aq më e mirë do të jetë e nesërmja. Krenar për FRPD, krenar për të rinjtë dhe të rejat e mrekullueshme shqiptare”, shkruan Basha në rrjetet sociale./tvklan.al