Nga Korça ambasadorja franceze Christine Vasak preferoi t’u kujtojë shqiptarëve një shprehje franceze.

“Mos shkoni më shpejt se muzika”,

tha ajo, duke nënkuptuar që Shqipëria nuk duhet të nxitohet përsa i përket çështjes së anëtarësimit në Bashkimi Europian.

“Është një vlerësim që duhet të bëhet nga të gjithë shtetet anëtare të BE, ne presim shumë raporte, mos shkoni më shpejt se muzika është një shprehje franceze. Është një dëshirë e madhe e popullit që të bëhet pjesë e BE. Shqipëria është kandidate nga viti 2014, tani ka ardhur momenti të presim vendimin e institucioneve dhe autoriteteve europiane për hapjen e negociatave, por nuk duhet të nxitohemi. Kjo analizë do të bëhet duke u bazuar në sistemin e drejtësisë në Shqipëri”,

u shpreh ambasadorja franceze në vendin tonë.

Gjithashtu Vasak foli edhe për mandatin e kryeprokurorit. Sipas saj, Kushtetuta shqiptare dispozon kohëzgjatjen e një mandati dhe përfundimin e tij.

“Autoritetet kompetente janë ato që duhet të vendosin”

, theksoi ambasadorja.

Diplomatja franceze i bëri këto deklarata ndërsa mori pjesë në ceremoninë me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Republikës Autonome të Korçës.

/abcnews