Pritet verifikimi i masës së sigurisë

Gjykata e Krimeve të Rënda po shqyrton masën e sigurisë për 10 anëtarët e bandës Bajri.  Për 3 prej tyre: Senad Halluni, Florine Hoxha dhe Mira Nikaj, është vendos më herët masa e sigurisë arrest shtëpie.

Zbulohet se një rol të rëndësishëm në aktivitetin e grupit kishte 32-vjeçarja, Jorida Murati, e cila u arrestua para pak ditësh.

Prokuroria ka prova që faktojnë se, ajo mbante lidhje mes kreut të grupit Behar Bajri, që ndodhej në Holandë dhe anëtarëve të tjerë në Shqipëri. Murati ka qenë e punësuar formalisht për disa muaj, si infermiere në spitalin e Shkodrës duke përfituar padrejtësisht pagën. Gjatë kontrollit të policisë në banesë, iu gjetën 9 mijë euro.

Tv Klan