Lajme Arkiva 2003

Betohem në nderin tim se do të zbatojë me përpikëri Kushtetutën dhe ligjin, si dhe do të kryejë me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të këshillit të ministrave. Zoti Namik Dokle, zoti Kastriot Islami…”

13 anëtarët e rinj të qeverisë kryejnë betimin përpara presidentit të republikës Alfred Moisiu në prani të kryeministrit fatos Nano dhe pjesës tjetër të pandryshuar të kabinetit ekzekutiv të drejtuar nga shefi i mazhorancës socialiste.

Vetëm 14 orë pas betimit nga legjislativi, zëvendës kryeministri Namik Dokle , ministri i Punëve të Jashtme Kastriot Islami, ministri i Rendit Publik Igli Toska, ministri i Financave Arben Malaj, ministri i Ekonomisë Anastas Angjeli, ministri i Drejtësisë Fatmir Xhafa, ministri i rregullim territorit dhe turizmit Bashkim Fino, ministri i Drejtësisë Leonard Solis, ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Engjëll Bejtja, ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, ministri i Mjedisit Et’hem Ruka, ministrja e Shtetit për Integrimin Ermelinda Meksi dhe ministri i Shtetit për Antikorrupsionin Marko Bello, u betuan në Presidencë se do të zbatojnë Kushtetutën dhe ligjet e saj./tvklan.al