Angel Correa është një nga dëshirat e drejtuesve të Milan për këtë merkato. Sulmuesi i Atletico Madrid shikohet si ideali për të luajtur me Piatek për sezonin e ardhshëm. Për 24-vjeçarin kanë nisur kontaktet dhe sipas “Gazzetta dello Sport” duhen të paktën 50 milionë euro për ta marrë Correa nga Atletico.

Te Milan mund të largojnë Patrick Cutrone e Andre Silva për të siguruar paratë. Angel Correa është pjesë e Atletico Madrid prej vitit 2014 dhe sezonet e fundit ka gjetur më shumë hapësirë, duke u aktivizuar rregullisht.

Gjithsesi mediat italiane përmendin edhe një tjetër alternativë më me pak shpenzime. Matias Zaracho i Racing Avellaneda mund të kalojë te Milan për 20 milionë euro.

Tv Klan