Angela Martini për bashkëshortin Dragos Savulescu: Është koha të tregojmë të vërtetën, ishte abuzim i shtetit rumun


Angela Martini për bashkëshortin Dragos Savulescu: Është koha të tregojmë të vërtetën, ishte abuzim i shtetit rumun

17:08 11/09/2021

Tashmë që miliarderi rumun Dragos Savulescu nuk ka më probleme me drejtësinë, bashkëshortja e tij, Angela Martini vendosi të reagojë për herë të parë publikisht, me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.

Modelja seksi publikoi për ndjekësit e saj një video, krahas së cilës shkroi: “Fuqia jonë si çift është se ne e dimë që dashuria është fuqia më e madhe! Kjo na bën ne gati që të përballemi me këtë abuzim dhe ta luftojmë atë! Kjo është e vërteta dhe unë kam heshtur për tre vite për këtë gjë, por pas një tjetër abuzimi të madh që sapo ndodhi, boll me kaq! Është koha të tregojmë të vërtetën, pasi kjo histori u bë kaq e madhe dhe njerëzit duhet ta dinë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën!”

Angela vijon më tej duke u shprehur se “situata që sapo kaluam ka vetëm një shpjegim: Ilegalisht, autoritetet rumune, edhe pse ishin njoftuar zyrtarisht në qershor nga autoritetet italiane që dënimi i burrit tim është aktualisht në ekzekutim në Itali, ata nuk e morën në konsideratë këtë situatë ligjore dhe përtej ligjit evropian, ata refuzuan të anulonin urdhrin evropian të lëshuar në shkurt të vitit 2019, i cili u zbatua në Itali në 2020-n”.

Dragos Savulescu, bashkëshorti miliarder i modeles shqiptare Angela Martini, u dënua me burg në vendin e origjinës dhe u shpall në kërkim nga Interpoli, duke hapur mjaft probleme për jetën private. Më pas, Dragos u arrestua nga policia greke gjatë pushimeve luksoze në Mykonos, Greqi. Por biznesmeni rumun u la i lirë nga autoritetet greke, pasi u verifikua se çështja e tij ishte mbyllur në Itali.

Klan News







Të ngjashme