Angela Martini është një prej modeleve më të njohura shqiptare. Prej vitesh ajo është larguar nga Shqipëria dhe ka vazhduar karrierën e saj në Amerikë.

Së fundmi, Angela ka shkruajtur një libër të ri të quajtur “Dashuri, shpresë, dritë”. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Angela Martini ka rrëfyer sesi lindi ideja për të shkruajtur librin.

Angela Martini: Për mua nuk është komplet biografia e jetës deri tani. Është biografia kur kam qenë unë e vogël. Për jetën time dhe mamin tim.

Blendi Fevziu: Është për jetën tuaj midis Shkodrës dhe Zvicrës dhe historisë së mamasë dhe babit të cilët u divorcuan në një moment të jetës së tyre kur ju ishit e vogël dhe ju mundoheshit të gjenit ekuilibrin mes të dyve. Unë që e kam lexuar e di që është një histori tipike shqiptare e atyre viteve. E vuajtjve e sakrificave, mbi të gjitha e të gjithë atyre investimeve që prindërit bënin për fëmijët e tyre. Kur e lexon duket gati-gati e pabesueshme. Nga lindi ideja për librin.

Angela Martini: Lindi ideja që unë nuk doja të bëhesha modele më dhe doja të bëja diçka që më prek mua shpirtin ose njerëzve. Diçka që mundem të lë shenjë time në këtë botë. Më erdhi ideja për librin.

Blendi Fevziu: Edhe sepse duket sikur në libër më shumë protagoniste është mamaja e juaj sesa ju.

Angela Martini: Po, por unë e shkruaj prej syve të mi si e kam parë unë jetën e nënës time dhe çfarë kam mësuar unë nga nëna ime.

Blendi Fevziu: A është e vështirë të shkruash një libër mes nënës dhe babait?

Angela Martini: Nuk është e vështirë nëse shkruan të vërtetën./tvklan.al