Qëndrimi për një kohë të gjatë në vetëizolim, si pasojë e përhapjes së pandemisë ka detyruar shumë personazhe të njohur të showbizit të provojnë shumë gjëra të reja.

Modelja e njohur, Angela Martini përmes një postimi në rrjetin social Instagram tregoi se nuk e kishte menduar kurrë, që do ishte e detyruar të mësonte të gatuante.

 “Nuk e kam menduar kurrë se do të isha e detyruar të mësoja të gatuaja”, shkruan modelja teksa në foto shihet teksa pozon pranë frigoriferit./tvklan.al