Kancelarja deklaroi se bashkëpunimi është i nevojsheëm për evakuimet

Gjermania duhet të bashkëpunojë me regjimin  taleba  .E këtij mendimi është Kancelarja gjermane Angela Merkel.

Sa i përket talebanëve, natyrisht që ne duhet të flasim me ta sepse tani janë ata në pushtet. Ne duam të nxjerrim jashtë vendit njerëz që kanë punuar për entitetet gjermane, veçanërisht ata që kanë punuar për organizatat e zhvillimit dhe të cilët tani ndihen të rrezikuar “, u thaMerkel gazetarëve përkrah kandidatit të parties së saj Armin Laschet i cili shpreson të pasojë Kancelaren në zgjedhjet e ardhshme.

Organizatat ndërkombëtare të ndihmës duhet gjithashtu të jenë në gjendje të përmirësojnë situatën humanitare atje”, shtoi ajo.

Merkel  deklaroi se është një shenjë  e mirë që aeroporti në Kabul mund të përdoret sërish për fluturime.

Një zëdhënës i talebanëve i tha një gazete gjermane se grupi ishte gati për marrëdhënie të plota diplomatike me Gjermaninë. Ai tha se ata nuk e kanë “falur” bashkëpunimin gjerman me SHBA.

Më herët Bashkimi  Evropian ka deklaruar se do të bashkëpunojë me talebanët, por kjo nuk do të thotë se ata e njohin qeverinë e re.

Sundimi i tyre në vitet 1996-2001 u shënua me ndëshkime të dhunshme dhe  ndalim të arsimimit  ose punës për gratë dhe vajzat dhe shumë qytetarë afganë, por dhe të huaj kanë frikë nga një rikthim i ngjashëm të regjimit të tyre.

Militantët thonë se ata kanë ndryshuar, por ende nuk kanë thënë se cilat rregulla do të zbatojnë.

Klan News