Forbes: E pasojnë Lagarde, Pelosi dhe Von der Leyen

Për të nëntin vit radhazi Angela Merkel shpallet gruaja me e fuqishme e vitit. Edhe pse kancelarja gjermane e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm, me rritjen e ndjenjave anti-emigrante në Evropë, “Forbes” e ka renditur ne krye të listës duke e vlerësuar për hapjen e dyerve të Gjermanisë, e cila strehoi më shumë se një milion të larguar nga luftërat e lindje së mesme.

Sipas “Forbes”, Merkel është udhëheqësede fakto e Evropës, pasi drejton ekonominë më të madhe në kontinentin e vjetër, duke nënvizuar, qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë përballë presidentit amerikan Donald Trump. Aktualisht ajo është në krye të një qeverie koalicioni jo aq popullore ne gjermani, dhe  fundi i epokës Merkel duket jo larg.

Por sërish publiku është i shqetësuar për atë që  do të vijë më pas.

E dyta në listën e “Forbes”  është renditur Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane, vlerësuar edhe për rolin e saj në krye të fondit monetar ndërkombëtar.

E pason Nensi Pelozi, kryetare e dhomës së përfaqësuesve në kongresin amerikan. Ajo është gruaja e parë që mban këtë post në historinë e shteteve te bashkuara.

Sipas “Forbes” fuqia e Pelozit qëndron në mënyrën si  e drejton autoritetin e saj dhe stoicizmin që ka treguar përballë presioneve të ndryshme politike.

 Në vendin e katërt qëndron Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, kurse e fundit në listë ne vendin e 100 është aktivistja më e re për çështjet e klimës, Greta Thunberg.

Tv Klan