Aggeler: Të kërkohet përgjegjësi nga aktorët e korruptuar

Angela Price Aggeler do të jetë ambasadore e ardhshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup. Shumica e demokratëve në Senat ka publikuar në Tëitter se Aggeler është konfirmuar si ambasadore e re amerikane, e cila do të vjen në vendin e Kate Marie Byrnes, e cila është në këtë funksion që nga viti 2019. Ambsadorja e re u zotua se do të punojë për të luftuar korrupsionin.

“Do t’i inkurajoj reformat gjyqësore dhe do t’ju bëj thirrje institucioneve të promovojnë transparencë në hetimet e akuzave për keqpërdorim dhe të kundërshtojnë me vendosshmëri korrupsionin që të përforcojnë besimin e publikut në qeverisjen. Do të punoj me partnerët ndëretnik që t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut të zhvillojë strategji nacionale e cila do të kërkojë përgjegjësi në mënyrë efektive nga aktorët e korruptuar”.

Aggeler thotë se SHBA-të mbështesin fuqishëm Maqedoninë e Veriut në qëllimin e saj afatgjatë për t’u bërë pjesë e BE-së.

“Ne qëndrojmë fuqishëm pas procesit të zgjerimit të BE-së.. Maqedonia e Veriut i tejkaloi sfidat e vështira dhe ka bërë zgjedhje të vështira që të bëjë hapa historik përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit”.

Ambasadorja e re amerikane paraprakisht ka punuar në funksione të ndryshme në Departamentin Amerikan të Shtetit, mes të cilave edhe në ambasadën amerikane në Shkup, përgjegjëse për marrëdhënie me publikun.

Klan Macedonia