Angelina Jolie dhe The Weeknd janë parë së bashku në Los Anxhelos duke ndezur thashethemet për një romancë të mundshme mes tyre.

Pasi kaluan orë të tëra në  një restorant italian dyshja u siguruan që të largoheshin  veçmas në mënyrë që të mos fotografoheshin së bashku nga paparacët.

46-vjeçarja kishte veshur një fustan të zi dhe pallto sipër ndërsa këngëtari 31-vjeçar kishte një pamje të thjeshtë.

As Jolie dhe as Weeknd nuk kanë komentuar mbi thashethemet e romancës, por një burim i afërt me këngëtarin vuri në dukje se ata nuk po përpiqeshin të fshiheshin. Sidoqoftë, disa media të huaja  thonë se takimi i tyre mund të ketë qenë për biznes dhe jo për qejf, pasi këngëtari po kërkon të vazhdojë karrierën e tij në Hollywood The Weekend  ka qenë në një lidhje romantike me modelen Bella Hadid. Ata u ndanë përfundimisht në 2019.

Ndërsa Jolie, e cila festoi ditëlindjen e saj të 46-të muajin e kaluar, thuhet se është ribashkuar me ish-burrin Jonny Lee Miller.

Klan News