45-vjeçarja pozoi me bletë nëpër trup për Ditën Botërore të Bletëve

Angelina Jolie padyshim që di si të krijojë gumëzhima. Aktorja dhe aktivistja bashkëpunoi me “National Geographic“ për të folur mbi rëndësinë e ruajtjes së bletëve.

Për këtë, ajo zgjodhi të pozonte me bletë nëpër trup dhe fytyrë, duke mbajtur veshur një bluzë të bardhë pa mëngë që i ekspozonte shpatullat, ndërsa insektet endeshin nëpër fytyrën dhe qafën e saj.

Lidhur me eksperiencën e çuditshme, Jolie tha se iu desh të mos bëntë dush për tre ditë dhe të fshihej me letra të spërkatura me feromon. Gjithashtu, vendosi të bllokonte hundën dhe veshët për të evituar ndonjë bletë kureshtare.

Mendoj se pas kësaj qëndron ideja se kjo krijesë shpesh shihet si e rrezikshme dhe pickuese. Atëherë, si mund të jetojmë me të? Qëlllimi është se ne jetojmë së bashku në këtë planet. Ne ndikohemi nga njëri-tjetri. Kështu supozohet të ndihesh dhe ndodhi vërtet, u ndjeva shumë e nderuar dhe me fat ta përjetoja”, u shpreh ajo.

tvklan.al