Angelina Jolie ka  festuar ditëlindjen e saj të 46-të e rrethuar nga të gjashtë fëmijët e saj. Aktorja mbante të veshur një fustan të verdhë dhe shoqërohej nga fëmijët e saj teksa u panë duke konsumuar një darkë familjare.

Kjo ditëlindje e gjen aktoren me famë botërore jo në ditët e saj më të mira. Ajo u ndje tepër e zhgënjyer pasi  ish-burri i saj Brad Pitt fitoi kujdestarinë e fëmijëve pas një beteje të gjatë dhe të ashpër ligjore.

Burime për Us Weekly u shprehën  se ylli i Maleficent do të japë ‘gjithçka që ka’ për të apeluar vendimin në gjykatë: “Ajo nuk do ta falë kurrë Braid … Ajo pohon se nuk ka mbaruar ende dhe beson se drejtësia do të mbizotërojë“. Angelina beson se gjykata duhet të ‘dëgjojë fëmijët e saj në lidhje me përvojat, nevojat ose dëshirat e tyre për fatin e kujdestarisë së tyre, por kërkesa e saj është refuzuar.

Brad dhe Angelina ‘ranë në dashuri’ me njëri-tjetrin teksa xhironin filmin Z. dhe Znj. Smith në Verën e vitit 2004 ndërsa ai ishte ende i martuar me aktoren Jennifer Aniston. Ata u  shndërruan shpejt në çiftin më të komentuar të Hollywood-it dhe zgjeruan familjen e tyre.

Ata u martuan në 2014 në Francë në një ceremoni ku të pranishëm ishin dhe gjashtë fëmijët e tyre. Por deri në gusht 2016, romanca e tyre përfundoi duke bërë që ata të dy t’i drejtoheshin dyerve të gjykatës për zgjidhjen e martesës.

Klan News