Angelina Jolie sërish tërhoqi vëmendjen kur mori pjesë në shfaqjen e Festivalit të 16 -të të Filmit në Romë, për premierën e “The Eternals” .

Aktorja e njohur shoqërohej nga vajzat Shiloh, 15 vjeçe dhe Zahara, 16, teksa përshëndeti një grup fotografësh pasi parakaloi  në tapetin e kuq të mbushur me yje, shkruan “Daily Mail”. Duke zgjedhur një fustan të guximshëm argjendi pa rripa, Angelina dukej e mrekullueshme gjatë ndalesës  ë fundit promovuese për aventurën e saj të re në Marvel.   

Teksa dy vajzat e aktores dukeshin të mrekullueshme me veshjen e tyre në tapetin e kuq, Zahara që zgjodhi një fustan të bardhë, të frymëzuar nga antikiteti grek, ndërsa Shiloh zgjodhi një fustan të zi deri në gjunjë të kombinuar me një palë këpucë me printe të verdha kafshësh.

Klan News