Angelina Jolie në filmin e ri



Angelina Jolie në filmin e ri

23:30 08/04/2021

Angelina Jolie po xhiron filmin “Those Who Wish me Dead”. Filmi është njoftuar se do dali në kinema dhe në HBO Max më 14 Maj. “Those Who Wish me dead” është bazuar në romanin me të njëjtin titull të autorit Michael Koryta.

E pyetur nga People për rolin në këtë thriller Jolie ka pohuar se ky rol e ka bërë ta shtyjë veten në limite. Jolie luan rolin e Hannah-s, e cila ende përjeton fortë humbjen e tre jetëve që nuk arriti ta shpëtonte nga një zjarr. “Ajo mbart shumë faj dhe është mjaft e thyer”, i tha Jolie “People” për karakterin e saj, duke thënë se karakteri i saj është një vajzë që ka përjetuar tragjedi dhe ndihet përgjegjëse për të.

Bazuar në romanin me të njëjtin titull të Michael Koryta të 2014, “Those Who Wish Me Dead”  Hannah shfaqet duke ecur në shkretëtirë për të ndihmuar një djalë i cili “është kapur nga diçka në të cilën nuk duhet të ishte bërë kurrë”.

Ajo që është pikë kyçe e trillerit është edhe terreni i pazakontë që i përball personazhet me aventura të shumta.

Klan News







Të ngjashme