Një e ardhme në politikë për Angelina Jolie mund te jetë e afërt. Të paktën aktorja nuk e ka mohuar gjatë një interviste për BBC radio.

“Sinqerisht, nesë do të më kishit pyetur 20 vite më parë, do të kisha qeshur. Gjithmonë them që do të shkoj atje ku nevojitem. Nuk e di nesë jam e aftë për politikë”.

Pavarësisht modestisë, aktorja thotë se eksperinca në çështje humanitare e ka ndihmuar shumë për të kuptuar politikën.

“Për momentin po punoj me Kombet e Bashkuara, në një marrëdhënie direkte me njerëzit në nevojë. Po punoj me ushtritë dhe gjithashtu edhe me qeveritë”.

Ylli hollivudian ka lënë një derë të hapur, dhe mbase do të jetë edhe një mundësi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kenë presidenten e parë grua në historinë e tyre.

Tv Klan