Angelina Jolie duket se e ka kaluar periudhën e vështirë të ndarjes nga Brad Pitt. Sipas mediave amerikane, ylli hollivudian ka nisur një histori të re dashurie me një person tepër të pasur, filantrop, identiteti i të cilit mbetet ende mister.

Mësohet se aktorja është shumë e angazhuar në dashurinë e re, madje po mendon për martesë. Zyrtarisht, Jolie vijon të jetë e martuar me Brad Pitt, për rrjedhojë 41-vjeçarja po përshpejton procedurat e divorcit. Në këtë periudhë ndryshimet, aktorja e famshme i ka bërë vetes dhuratë një shtëpi të re, duke blerë rezidencën “Cecil DeMIlle Estate”, e konsideruar si më e bukura e Los Angeles.

Ajo përfshin 6 dhoma gjumi, 10 banjo, palestër, pishinë dhe një park të madh, për 6 fëmijët e yllit të kinemasë. Rezidenca luksoze do t’i kushtojë Angelinës 25 milionë dollarë. Ajo është ndërtuar në vitin 1913 në një zonë të konsideruar VIP, ku banojnë një sërë personash të famshëm, mes të cilëve Natalie Portman, Ellen Pompeo apo rreperi Will i Am.

Tv Klan