Një histori epike që përfshin mijëra vjet, nga lindja e botës e deri më sot, me një grup heronjsh të pavdekshëm të bashkuar për të luftuar kundër armikut më të lashtë të njerëzimit. Lufta midis të mirës dhe së keqes në qendër të “Eternals”, filmi i tretë në fazën e katërt të Universit Kinematografik Marvel.

Në grupin e aktorëve do të ketë emra të njohur si  Angelina Jolie, një bjonde platini e cila do të luajë rolin e luftëtares së vrullshme Thena.

Richard Madden do të jetë Ikarius i plotfuqishëm, Gemma Chan, në rolin e Sersit, një adhuruese i njerëzimit, Salma Hayek në rolin e lideres së mençur dhe shpirtërore Ajak dhe aktorë të tjerë. Filmi drejtohet nga regjisorja fituese e çmimit Oscar, Chloé Zhao. Në vetëm 24 orë, traileri i filmit mori mbi 130 mijë shikime.

Klan News