Angelina JoliePak ditë më parë një ukrainas sulmoi në tapetin e kuq Brat Pitt gjatë premierës së filmit“Maleficent”.

Agresori arriti që ta godiste në fytyrë aktorin i cili ngriti më pas padi kundrejt tij.

Angelina Jolie tha se kjo ngjarje nuk është aq e rëndë nga sa është trajtuar dhe theksoi se sipas saj nuk është e nevojshme që të riforcojë skuadrën e security që shoqëron çiftin.

Megjithatë, pas asaj çka ndodhi, pavarësisht deklaratave “qetësuese”, Jolie e morri familjen e saj me vete për promovimin e “Maleficient” në Kinë.

Filmi në fjalë është një riadaptim i përrallës klasike të Disney-t, “Bukuroshja e fjetur”.

E. Kalaja